Shporta

Historiku

Nga një punëtori zejtare në një kompani lidere në industrinë metalurgjike.
"Kuk Commerce Pro" ka një histori të pasur që daton nga viti 1974, kur filloi si një punëtori zejtare e vogël me vetëm dy punonjës. Në atë kohë, aktiviteti kryesor përfshin te prodhimin dhe riparimin e mjeteve bujqësore si sëpata, kazma, lopata dhe pllugje, si dhe përpunimin e llamarinës për prodhimin e olluqeve, koftorreve dhe shporetëve.

Në vitin 1989, kompania u regjistrua zyrtarisht si një ndërmarrje prodhuese dhe tregtare me emrin "Kuk Commerce". Me kalimin e kohës, kompania u zhvilluan djeshëm duke u pajisur me teknologji modern edhe duke rritur kapacitetet prodhuese. Sot, "Kuk Commerce Pro" është një nga kompanitë udhëheqëse në përpunimin e metaleve në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.

Standardet dhe Vizioni "Kuk Commerce Pro" mbetet e përkushtuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke ndjekur trendet e fundit të industrisë dhe duke investuar vazhdimisht në teknologji dhe inovacion. Kompania është e certifikuar me standardin ndërkombëtar ISO 9001:2015, duke garantuar cilësi dhe efikasitet në të gjitha proceset e saj.

Me një histori të suksesshme dhe njëvizion të qartë për të ardhmen, "Kuk Commerce Pro" vazhdon të jetë një emëri besueshëm në industrinë metalurgjike, duke ndërtuar një trashëgimi të fortë biznesi për brezat e ardhshëm.